Osmani: Takimet në “Sushiko” mes Thaçit e Mijallkovit, për biznese personale

Maqedonia

Osmani: Takimet në “Sushiko” mes Thaçit e Mijallkovit, për biznese personale

Më: 21 prill 2014 Në ora: 11:18

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i ftuar në emisionin “Debat” që transmetohet në Novatv.mk ka thënë se takimet në Sushiko mes Menduh Thaçit e Sasho Mijallkovit kanë qenë për biznese personale.

“Pajtohem se partitë politike duhet të kenë takime, ne komunikojmë me të gjitha partitë politike, por qeverinë e formojnë fituesit e të dy kampeve politike etnike në Maqedoni. Atë parti që do ta zgjedhin shqiptarët më 27 prill, patjetër të ketë kuptimi vota e shqiptarëve dhe legjitimiteti të cilën e merr partia shqiptare nga votuesit…

Mu për atë ndodhi ‘demolimi’ i asaj qeverie për 18 muaj, se institucionet janë jostabile, janë jonatyrale… Absolutisht, supozimet tona janë se ato takime ndodhin për ofrim të atyre 30 mijë votave për Ivanovin, për kompensime të disa bizneseve personale të ndryshme, dhe jo si rezultat të ketë ndonjë marrëveshje tjetër, sepse ajo është e pamundur në Maqedoni”, ka thënë Osmani, ku mysafir debatues ka qenë edhe analisti Albert Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat