Thaçi: BDI po frikësohet nga humbja e pushtetit

Maqedonia

Thaçi: BDI po frikësohet nga humbja e pushtetit

Më: 10 prill 2014 Në ora: 13:09

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka vijuar me tubimet parazgjedhore në Koborishtë të Strugës.

Ai tha se Ali Ahmeti po përdor kohët e fundit një fjalor të vrazhdë dhe të ashpër. Sipas tij, kjo vjen për shkak se BDI po e kupton se po e humbet pushtetin që ka.

"Fjalori i ashpër i tyre vjen si rezultat i frikës së jashtëzakonshme se këtë herë realisht do ta humbin pushtetin. Na kanë përballë neve që kemi ndenjur me vite në opozitë", tha Thaçi.

Ndërkaq, në fjalën e tij kandidati për president, Iljaz Halimi u shpreh se ky është një rast i artë për shqiptarët që ti bashkojnë votat për të zgjedhur në krye të shtetit një shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat