Hazbi Lika: Në debatin brenda PDSH-së i jap të drejtë Ziadin Selës

Maqedonia

Hazbi Lika: Në debatin brenda PDSH-së i jap të drejtë Ziadin Selës

Më: 10 prill 2014 Në ora: 12:54

Një nga zyrtarët më të lartë të BDI-së, Hazbi Lika është shprehur se në përplasjen e brendshme në PDSH në mes Thaçit dhe Selës, i jep të drejtë Ziadin Selës.

Një gjë të tillë, Hazbi Lika e ka thënë gjatë një interviste në një emision politik të Tv Uskana.

“Ne nuk ndërhyjmë në problemet që kanë ata në mes. Mendoj se partia politike nuk mund të personifikohet, ajo ka bazat e veta dhe nëse nuk dëgjohet baza do ketë përplasje. Nuk mund të uroj e as të përgëzoj Selën, por ai e ka kuptuar se brenda PSH nuk ka liri. Sepse, nëse kthehemi prapa, kjo parti gjatë zgjedhjeve lokale u tha njerëzve, ‘u bëftë helm uji i Tetovës’", u shpreh Lika gjatë intervistës.

Lika në fund kritikoi Thaçin, duke e cilësuar atë si një njeri autoritar brenda partisë së vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat