Në pikëpyetje përballja Thaçi- Ahmeti

Maqedonia

Në pikëpyetje përballja Thaçi- Ahmeti

Më: 10 prill 2014 Në ora: 12:52

Në ndërkohë që Ali Ahmeti i BDI-së është i gatshëm të përballet në një debat me të gjithë liderët e partive shqiptare, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dëshiron që të përballet vetëm me Ahmetin, ose me Ahmetin dhe me Gruevskin

Një debat televiziv ku do të mund të përballeshin liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Menduh ThaçI i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), vështirë se do të mund të realizohet.

Në ndërkohë që Ali Ahmeti i BDI-së është i gatshëm të përballet në një debat me të gjithë liderët e partive shqiptare, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dëshiron që të përballet vetëm me Ahmetin, ose me Ahmetin dhe me Gruevskin.

"Kur do të jenë të gatshëm Gruevski dhe Ahmeti të ballafaqohen me mua, në duel televiziv, atëherë çdo gjë është e pranueshme", tha Thaçi para një muaji.

Ndërsa nga partia e Ahmetit jo zyrtarisht theksojnë se Ahmeti është i gatshëm të përballet me të gjithë kundërshtarët e tij dhe do të marrë pjesë në debat, ashtu siç ka marrë pjesë edhe herëve të tjera kur ka pas zgjedhje.

Televizioni Kombëtar Alsat -M dhe MTV në gjuhën shqipe kanë paraparë debat me të gjithë liderët e partive politike shqiptare në javën e fundit të fushatës.

Kryeredaktori i Tv Alsat - M, Muhamet Zeqiri thotë se i kanë informuar liderët për debatin që kanë paraparë për në javën e fundit të fushatës. “I kemi informuar liderët për debatin që planifikojmë të mbajmë në javën e fundit të fushatës. Nëse do të marrin pjesë apo jo nuk e dimë”, thotë Zeqiri.

Po ashtu edhe zëvendës drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Harun Ibrahimi thotë se debatin me liderët e partive shqiptare e kanë paraparë për në 10-të ditëshin e fundit të fushatës. “Veç debateve të tjera që kemi paraparë të organizojmë kemi paraparë edhe debat me liderët e partive shqiptare, por atë debat e kemi paraparë për në fund të fushatës. Ftesat për debat akoma nuk ia kemi dërguar, pasi ende është herët”, thotë Ibrahimi.

Lideri i PDSH-së, Menduh THaçI dhe ai I BDI-së,m Ali Ahmeti, akoma nuk janë përbalur në një debat televiziv.

Në zgjedhjet e fundit, TV Alsat- M i kishte ftuar të katër liderët shqiptarë, Ali Ahmetin e BDI-së , Menduh Thaçn e PDSH-së, Rufi Osmanin e RDK-së dhe Imer Selmani n e DR-së, mirëpo Thaçi nuk mori pjesë në debat.

Nga partia e Thaçit në atë kohë patën deklaruar se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi është shprehur i gatshëm në debat por vetëm me oponentin e tij politik, Ali Ahmetin. “Partia Demokratike Shqiptare dhe Kryetari i saj Menduh Thaçi gjithmonë kanë qenë të hapur për pjesëmarrje në debate publike, pavarësisht se kush ka organizuar dhe ku e kanë organizuar. Ndryshimi kësaj radhe është se kryetari i PDSH-së kërkon ballafaqim dhe debat publik me oponentin real politik në Maqedoni dhe jo me parti të cilat janë vënë në funksion të plotë të interesave jo shqiptare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat