Imer Selmani rreshtohet në BDI

Maqedonia

Imer Selmani rreshtohet në BDI

Më: 4 prill 2014 Në ora: 11:26

Ish kryetari i Demokracisë së Re (DR) tanimë është pjesë e BDI-së.

Me bashkëpunëtorët e tij Kastriot Haxhirexha, Abedin Zymberi, Fatmir Etemi dhe aktivist e përkrahës të DR-së ata ishin pjesë e konventës së mbrëmshme të BDI-së.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij e përshëndeti hapin e tillë duke thënë se në kohë kanë bërë hapin e duhur.

"Mes nesh sonte janë Imer Selmani, Kastriot Haxhirexha, Abedin Zymberi, Fatmiri...

I veçova këta emra për arsye se u jam mirënjohës që me kohë kuptuan një mision të rëndësishëm që nuk është vetëm mision i joni, por i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë", tha mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat