Policia, arrestoi disa persona në Maqedoninë Lindore

Maqedonia

Policia, arrestoi disa persona në Maqedoninë Lindore

Më: 2 prill 2014 Në ora: 11:06

Policia në aksionin e mbrëmshëm në Maqedoninë Lindore arrestoi disa persona të cilët kanë qenë pjesë e një grupi më të madh të cilët kanë kontrabanduar cigare në Bullgari.

Nga MPB-ja informojnë se janë kryer edhe kontrolle në disa objekte në Dellçevë, Kriva Pallankë dhe lokacione të tjera në Maqedoninë Lindore.

Ashtu siç sqaroi MPB-ja, nëpunësit policorë është dashur që për t'i paralajmëruar të përdorin armë që t'i pengojnë kontrabandistët të cilët janë munduar të largohen me xhip, ku si pasojë të dyshuarit janë përplasur në një pemë dhe më pas janë arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat