Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë

Maqedonia

Skandali Ramës, barazon minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë

Më: 18 shtator 2013 Në ora: 19:24

Politika e jashtme ka qenë pika e dobët e tij. Pas gafës me Rugovën në Kosovë, Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi trendin, me dy gafa të tjera brenda ditës, këtë herë gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë Ivanov.
"Nuk i kërkojmë tjetrit cfarë nuk jemi në gjendje t'i ofrojmë", tha Rama, duke barazuar kështu minoritetin maqedonas në Shqipëri me shqiptarët e Maqedonisë.
Siç duket, Kryeministri Rama nuk është në dijeni se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë minoritet në vendin fqinj por kanë statusin e etnisë shtet-formuese. Dhe per gjerat qe nuk i di, mire eshte te mos flase, ose se paku te degjoje keshilltaret, nese ka te tille.
Qendrimi qofte edhe ndaj pakicave nuk mund te kushtezohet me vullnetin e shteteve te tjera. Qendrimi ndaj tyre eshte nje detyrim qe rrjedh nga Konventat nderkombetare. E Shqiperia eshte nje prej shteteve te vleresuara per nje standart te larte ne respektimin e e te drejtave dhe lirive te pakicave kombetare
Gafa e dytë e Ramës ka të bëjë me krahasimin që bëri mes marrëdhënieve Prishtinë-Beograd dhe atyre Tiranë-Shkup.
Ndërsa Kosova dhe Serbia dalin nga një luftë dhe marrëveshja e cituar paraqet ende shumë probleme implementimi, Shqipëria dhe Maqedonia kanë komplet një tjetër të shkuar.
Gafat e vazhdueshme të Ramës tregojnë se Kryeministri i ri ende nuk ka kuptuar rëndësinë e konsultimit me ekspertët. Vetë këshilltari i tij për rajonin, Shkëlzen Maliqi, ka pohuar se ne rastin e vizitës në Kosovë, po të ishte pyetur, do t'i kishte sugjeruar Ramës t'i shpenzonte dy fjalë për ish Presidentin e parë të Prishtinës Ibrahim Rugova. Duket se edhe në takimin me presidentin maqedonas Ivanov, Kryeministri i hqipërisë ka improvizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat