Thaçi-Haradinaj: Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni po përkeqësohet

Maqedonia

Thaçi-Haradinaj: Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni po përkeqësohet

Më: 15 gusht 2013 Në ora: 18:12

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaci, sot në selinë e PDSH ka pritur kryetarin e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, të cilin e ka njoftuar me zhvillimet e fundit politike dhe proceset eurointegruse në Maqedoni. "Unë i dhash vlerësimet tona dhe gadishmërinë tonë që të jemi kontribues edhe në Maqedoni drejtë proceseve integruese, padyshim nënvizova se gjendja e shqiptarve, le që s'është përmirësuar në këtë dhjetëvjecarin e fundit, por akoma vazhdon të keqësohet, si në aspektin e realizimit të drejtave të tyre fundamentale, si në aspektin e dobësisë ekonomike dhe problemeve sociale, që u shkaktohen shqiptarve", tha kreu i PDSH.

Kreu i AAK-se takimin e sotëm e vlerësoi si një moment me ndjenja të përziera nga se pikërisht para një viti, në varimin e ish kryetarit të PDSH-së Arbër Xhaferi, ai nuk ishte prezent dhe se vizita e tij sot, vjen me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të Politikanit Arbër Xhaferi. Haradinaj gjithashtu tha se partneriteti mes PDSH-së dhe AAK-së si dy parti të djathta shqiptare do të vazhdoj pasi është e konfirmuar dhe me një memorandum bashkëpuimi.

"Jam i nderum që sot marrë pjesë në këtë përvjetor të parë, poashtu me taku miqtë e mi, mikun tim Menduh Thacin me bashkëpuntor, kryetarin e PDSH-së në Maqedoni, një forcë politike serioze, e cila ka trajtue temat që nga fillimi, të interesit të shqiptarve në Maqedoni, me bisedu për zhvillimet e këtushme, zhvillimet tona në Kosovë, por dhe për një partneritet të vazhdueshëm që e kemi si dy parti të djathta shqiptare, të konfirmum dhe me një memorandum bashkëpunimi, pra është në vazhdën e bashkëpunimit që kemi pas dhe do t'a vazhdojmë për të mirën e qytetarëve në dy vende", tha Ramush Haradinaj.

Thaci sot ka komentuar edhe mospranimin e ftesës për të takuar kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev. "Kjo s'ka të bëjë me cështje personale dhe teknike, por më tepër cështja e racionalitetit politik. LSDM-ja vitin e fundit ka përdor disa politika të cilat kanë shkuar ndoshta pa dëshirën e tyre ndesh me politikat e PDSH-së", tha lideri i PDSH-se.

"LSDM-ja vitin e fundit ka përdor disa politika të cilat kanë shkuar ndoshta pa dëshirën e tyre ndesh me politikat e PDSH-së dhe unë i'u përkujtoj vendimin e tyre që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbështesin një parti qeveritare që ne ishim në betejë elektorale. Cështja e dytë nuk jam si preferoj fortë teatrat dhe aktrimet politike vec për t'u duk se jemi të mirë dhe të interesuar, ma shumë dua që të bisedojmë thellësisht për problemet fundamentale që i ka Maqedonia dhe që i kanë këta dy popuj shqiptar dhe maqedon për të shkuar drejtë një ardhmërie më të sigurt, më tutje më vonë të shohim nëse ekziston kjo gadishmëri për të bisedu për program për platformë ndoshta edhe mund të takohemi", ka thene nder te tjera Menduh Thaci.

Sot Kryesia qendrore e PDSH-së ka bërë homazhe tek vari i ish kryetarit të parë të PDSH-së Arbër Xhaferi kurse sotn në Qendrën për Kulturë, do te kete akademi përkujtimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat