Oda e Mjekëve kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së mjekut në Shkup

Maqedonia

Oda e Mjekëve kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së mjekut në Shkup

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Oda e Mjekëve në Maqedoni dënon ashpër vrasjen e një mjeku që ndodhi mbrëmë në lagjen Zhelezara të Shkupit, e cila shkaktoi ankth të fortë te komuniteti mjekësor.

“Theksojmë se çdo lloj dhune në shoqëri nuk guxon të tolerohet, sepse dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Theksojmë një kërkesë publike që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe për të gjetur autorin dhe për ta sanksionuar.

Humbja e jetës njerëzore është gjithmonë e vështirë, por tragjedia është shumë më e madhe kur bëhet në mënyrë të dhunshme. Humbja e mjekut është humbje edhe për të gjithë sistemin shëndetësor.

Oda e Mjekëve i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të dashurve dhe mbetet vigjilente për të monitoruar zhvillimin e ngjarjeve dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat