Qeveria e RMV-së e stërmbushur me politikanë, nuk mund të jetë teknike, por është politike

Maqedonia

Qeveria e RMV-së e stërmbushur me politikanë, nuk mund të jetë teknike, por është politike

Nga: Ejup Berisha Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:31
Ejup Berisha

Republika e Maqedonisë së Veriut është shëndrruar në shtet të përallave, tregimeve, gënjeshtrave, të manipulimeve dhe të fjalëve të kota. Ne këtë shkrim do të përqëndrohem te përallat pasiqë këtu te ne njerëzit e të gjitha moshave i duan ato. Pra të gjithë këtu  tregojnë përalla dhe atë gjatë 24 orëve pa u ndalur duke filluar prej politikanëve e deri te qytetarët e rëndomtë.

Përalla në rastin konkret përdoret si zevendesim i fjalës gënjeshtër. Dhe më thuani se kush i beson përallës së kotë-manipulimit të politikanëve tanë se Qeveria e tanishme e RMV-së është teknike.Kujt iu desht që ta promovon dhe publikon këtë përallë-lexo gënjeshtër epokale se Qeveria e  Republikës te ne është teknike. Qeveria teknike  përbëhet nga teknokrat si specialistë dhe  ekspertë të fushave të ndryshme administrative e jo nga politikan. E mu Qeveria e tanishme te ne është e stërmbushur me politikan. Ta shohim përberjen personale të organit më të lartë ekzekutiv te ne si dhe strukturën profesionale të tyre:

1.Talat Xhaferi Kryeministër- politikan,

2.Bujar Osmani Ministër i jashtëm-politikan, 3.Borjan Mariçiç Z.v Kryeministër i parë i Qeverisë i ngarkuar me çështjet europjane- politikan, 4.Sllavjanka Petrovska Ministre e mbrojtjes- politikane,  5.Pançe Toshkovski Ministër i punëve të brendeshme- politikan, 6.Krenar Lloga Ministër i drejtesisë-politikan,

7.Naim Bajrami Ministër i administratës dhe shoqërisë informatike-politikan, 8.Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë- politikan, 9.Fatmir Besimi Ministër i financave- politikan, 10.Sllavica Grokovska Ministre e ngarkuar me luftën kundër Krimit dhe korrupcionit- politikane,

11.Artan Grubi Z.v Kryeministër për sistem politik dhe mardhënie mes bashkësive etnike-politikan, 12.Jeton Shaqiri Ministër i arsimit dhe shkencës- politikan,13.Bllagoj Boçfarski Ministër i transportit dhe lidhjeve- politikan. 14.Ljubço Nikollovski Ministër i Bujqsisë-politikan.15.Risto Penov Ministër i pushtetit lokal-politikan, 16 Fatmir Bytyi Zv.Kryeministër i ngarkuar me çështjet ekonomike-politkan. Këtë fjalën politikan për të gjithë këta anëtar të Qeverise e nxorra nga biografitë e tyre dhe është interesante se në to askund nuk haset të jetë shkruar fjala se ndonjeri prej tyre është teknokrat që do të thotë specialistë apo dhe ekspert për ndonje çështje në kuadër të resorëve te cilët i udheheqin keta në Qeveri. Prandaj Qeverinë duhet emruar drejtë ashtu siç është struktura personale apo dhe profesionale e anëtarëve të saj. Dhe meqë anëtarët e saj duke filluar nga Kryeministri, Z.v Kryeministrat, Ministrat, e deri te Z.v Ministrat të gjithë janë politikan e jo teknokrat- ekspertë apo dhe specialistë atëher edhe Qeveria është politike e jo teknike.

Kjo përallë mund të pin ujë të shumica dërmuese e qytetarëve por jo edhe te njerëzit të cilët e njohin politikën. Prandaj ta emrojmë Qeverinë me emrin e vërtetë të saj politike e jo teknike. Këtë duhet bërë edhe për një fakt tjetër e ai është se sa u përket emrimit të anëtarëve të saj të gjithë nëpër postet Qeveritare janë të emruar nga ana e Partive politike ndërsa teknokratët që do të thotë specialistët dhe ekspertët duhet të jenë jashta orbitës së ndikimeve të Partive politike.

A e dini pse sepse ai që emrohet nga dikush i njëjti dirigjohet dhe kontrollohet nga ai që e ka emruar. Këtë vërejtje e bëra për të treguar se ka manipulime në natyrën e vërtetë të Qeverisë e jo për t'ia rritur namin Qeverisë së tanishme e cila është me kompetenca të cunguara dhe e papushtetshme edhe pse përbëhet kryesishtë nga politikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat