Aksident në rrugën Kërçovë – Osllomej, lëndohen dy të mitur

Maqedonia

Aksident në rrugën Kërçovë – Osllomej, lëndohen dy të mitur

Më: 18 mars 2024 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Dje në ora 13:16 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Kërçovë – Osllomej ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës.

Vetura ishte e drejtuar nga 31-vjeçari Sh.M. nga Zvicra, me vendbanim në Kërçovë dhe katërçikletë të drejtuar nga një i mitur nga fshati Mahmudovci i Kërçovës, njoftojnë nga MPB.

“Pas aksidentit, shoferi i mitur dhe pasagjeri i tij i mitur janë transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Kërçovës”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e Kërçovës.
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat