Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Fondit pensional në Tetovë, dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Fondit pensional në Tetovë, dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Njësiti për korrupsion në Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda në Byronë për siguri publike, ka paraqitur kallëzim penal kundër D.B.(45) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga MPB, në periudhën prej datës 19.02.2022 deri më 17.03.2023, në detyrën e drejtorit të Fondit pensional dhe invalidor, i kallëzuari D.B në emër të fondit ka lidhur disa kontrata për punë dhe kontrata për kryerjen e punëve të pavarura me gjashtë persona fizik, duke vepruar në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe në kundërshtim me dispozitat e neneve në kontratat e lidhura.

“Gjegjësisht, përkundër faktit se i raportuari ka ditur se personat e punësuar nuk i kryejnë detyrat e besuara të punës, të parapara me kontratat e lidhura, dhe as që fondi ka mbajtur evidencë të rregullsisë, ai në disa raste ka bërë pagesa të mjeteve në llogaritë e transaksionit të personave fizikë në vlerë që është përcaktuar në marrëveshjet e lidhura.

Në atë mënyrë, i raportuari D.B. u mundësoi personave të fitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 1.387.558 denarë ose 22.525 euro në dëm të Fondit pensional dhe invalidor, përkatësisht Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat