Një automjet ka goditur një burrë në Karbincë, shoferi iku

Maqedonia

Një automjet ka goditur një burrë në Karbincë, shoferi iku

Më: 5 mars 2024 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

MPB ka njoftuar se më datë 03.03.2024 në ora 18:33, në SPB Shtip, nga Spitali klinik Shtip, është raportuar se me lëndime të rënda tek ta është sjellë M.R.(53) nga fshati Parnalia, komuna e Karbincës.

“Pas masave të marra nga punonjësit e policisë nga SPB Shtip, është konstatuar se në ora 11:30 në rrugën e pakategorizuar nga fshati Kuçicë në fshatin Parnalia, M.R.(53) ka qenë duke hipur në një kafshë shtëpiake dhe duke bërë një gjë të tillë është përplasur me disa vetura, me njërën nga veturat e ka goditur kafsha dhe ai ka rënë dhe ka marrë lëndime”, njofton MPB.

Personi që drejtonte mjetin është larguar nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë

. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat