MPB-ja jep më shumë detaje mbi aksidentin në Kërçovë

Maqedonia

MPB-ja jep më shumë detaje mbi aksidentin në Kërçovë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 11:13
Kërçovë

Një 46-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku dje rreth orës 18:00 në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar në afërsi të fshatit Kolari, pasi automjeti me të cilin drejtonte ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një pasagjere e mitur në makinë.

“Me datë 01.03.2024 në ora 18:20 në stacionin policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kolari, automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.N.(46) nga Shkupi, i cili ka dalur nga rruga. Njëkohësisht nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Një pasagjere e mitur femër ka pësuar lëndime të rënda, konfirmojnë në spitalin e Kërçovës”, njofton SPB Ohër.

Vendin e ka kontrolluar ekipi inspektues nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kërçovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat