Për 20 përqind është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Për 20 përqind është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Turqit, serbët, bullgarët, kroatët janë ndër turistët që më shumë e vizitojnë Maqedoninë e Veriut. Turizmi liqenor mbetet më atraktivi për turistët, por ata gjithashtu ishin dukshëm të interesuar për të vizituar Shkupin dhe turet rajonale.

Në periudhën janar – dhjetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 20.6%.

Edhe pse ka rritje të çmimeve në sektorin e hotelierisë, punonjësit e turizmit thonë se qendrat turistike në RMV janë më të lirat në rajon.

Hotelierët thonë se me futjen e risive në oferta dhe aranzhimet atraktive të paketave tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve në dhjetor 2023 është 55.875, prej të cilëve 38.6% janë turistë vendas dhe 61.4% turistë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat