Osmani, Xhaferi dhe Mariçiq takohen me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Maqedonia

Osmani, Xhaferi dhe Mariçiq takohen me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:45
Foto nga takimi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se së bashku me kryeministrin maqedon, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, janë takuar me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana.

Osmani ka thënë se në këtë takim është diskutuar edhe mbi çështjet aktuale të sigurisë.

“Në fokus: çështjet aktuale të sigurisë, kërcënimet ndaj paqes botërore dhe çështje të lidhura ngushtë me aleancën tonë”, ka shkruar Osmani.

Ai është shprehur se Maqedonia e Veriut është aleat i besueshëm që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat