​Xhaferi e Qehaja diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Maqedoni Veriore-Kosovë

Maqedonia

​Xhaferi e Qehaja diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Maqedoni Veriore-Kosovë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:52
Foto nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi priti sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shkup Florian Qehaja.

Ata me këtë rast riafirmuan zotimet për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit ekonomik.

Në takim kryeministri Xhaferi përsëriti qëndrimin e tij afirmativ për aderimin e Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat