Kallëzim penal kundër një polici nga Ohri, pa arsye ka sulmuar fizikisht një person

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një polici nga Ohri, pa arsye ka sulmuar fizikisht një person

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër A.T. nga Ohri.

Kjo për shkak të dyshimit për veprën penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës”.

“Gjegjësisht, i akuzuari në cilësinë e punonjësit policor në Stacionin Policor Ohër, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, në mënyrë të paarsyeshme dhe të tepruar ka përdorur forcë fizike ndaj K.N. nga Ohri.

Propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore do të paraqesë edhe Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, zyrtari policor do të suspendohet nga puna deri në përfundimin e procedurës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat