Mehmedi nuk i plotësoi kushtet, Qeveria vendosi që Asani të jetë drejtor i ri në M-NAV

Maqedonia

Mehmedi nuk i plotësoi kushtet, Qeveria vendosi që Asani të jetë drejtor i ri në M-NAV

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Para rreth gjysmë ore Qeveria e tërhoqi propozimin që drejtor i ri i M-NAV të jetë Ilir Mehmedi, dhe vendosi për propozimin e ri që në krye të kësaj detyre të vijë Hekuran Asani, transmeton TV21.

Ky ndryshim u bë për shkak se propozimi fillestar Ilir Mehmedi nuk i plotësonte kushtet sepse nuk ka licencë të vlefshme për kontrollor mbikëqyrës të trafikut ajror dhe as nuk ka të paktën 6 vite përvojë pune si kontrollor.

Nga ana tjetër, propozimi i ri – Hekuran Asani, është një kontrollues aktiv i trafikut ajror në M-NAV dhe plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 17 të Statutit të Shoqërisë Aksionare Shtetërore M-NAV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat