Mexhitit: Ndryshime për ardhmërinë tonë

Maqedonia

Mexhitit: Ndryshime për ardhmërinë tonë

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:54
Izet Mexhiti

Izet Mexhiti theksoi se viti i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm dhe do të vendosë për ardhmërinë e shoqërisë dhe individëve. Ai shprehu shqetësimin për situatën emergjente në lidhje me korrupsionin, duke e quajtur atë si një “epidemi.” Mexhiti bëri thirrje për ndërhyrje urgjente për të parandaluar përhapjen e korrupsionit dhe theksoi nevojën për një nivel më të lartë të vetëdijes shoqërore dhe individuale.

“Këto ndryshime nuk prekin dhe as që duhet lejuar të prekin interesat kapitale të vendit, të qytetarëve, të shqiptarëve dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në fakt, ndryshimet duhet vetëm të përforcojnë orientimin tani euro-atlantik përmes forcimit të institucioneve, të thellojnë besimin mes administratës së re dhe të reformuar konform zotimeve partnere dhe obligimeve ndërkombëtare, të zgjerojmë bashkëpunimin jo vetëm në pro-forma ligjvënie por në realizim adekuat dhe pranim të frymës së bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Ndjej nevojë të shpreh keqardhje që pas aq shumë apelesh, vërejtjesh, alarmesh të dhëna nga Ambasadorja Ageler, ashtu si dhe nga përfaqësuesit e BE, të Holandës, të Gjermanisë, Francës për nevojën urgjente për ndryshime dhe reforma, partitë qeverisëse jo vetëm që nuk prononcohen si aktorë që pranojnë porositë e dhëna, por aq me keq përdorin këto apele miqësore duke i interpretuar si përkrahje për vazhdimësi të status-kuos në të cilën gjendemi. Është për keqardhje që Qeveria LSDM – BDI nuk gjen guximin dhe nuk demonstron pjekurinë që në mënyrë të saktë dhe të sinqertë të kuptojë vërejtjet se rruga jonë integruese nuk cenohet vetëm nga vendimet politike për ndryshime kushtetuese, por aq më shume për faj të mungesës së luftës kundër krimit, korrupsionit, keqqeverisjes etj” theksoi Mexhiti

Në përfundim, Mexhiti theksoi se koha e votimit nuk mund të konsiderohet më si një ritual ciklik, por si një periudhë në të cilën veprat duhet të ndjekin fjalët. Lëvizja Demokratike shprehu gatishmërinë për ndryshime radikale, duke nxitur qytetarët të bëhen pjesë e kësaj sfide për të mirën e tyre dhe të ardhmërisë së tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat