Vazhdohet afati i ngrirjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdohet afati i ngrirjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Maqedoni

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Çmimet e produkteve ushqimore bazë, ujit, pijeve jo të gazuara dhe të gazuara dhe birrës do të vazhdojnë të jenë të ngrira deri më 31 janar, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vendimi është marrë në seancën e djeshme të qeverisë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe, siç thuhet në njoftim, është në interes të qytetarëve për shkak të festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

“Sipas vendimit të qeverisë, të miratuar me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, kufizimi i çmimit të disa produkteve në tregtinë me pakicë, i cili ishte i vlefshëm deri më 31 dhjetor, zgjatet deri më 31 janar.

Bëhet fjalë për oriz të bardhë, miell gruri – tip 400 dhe 500, bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë dhe produkte të caktuara buke, lloje të caktuara biskotash, makarona, mish dhe produkte mishi, kos dhe produkte qumështi dhe vezë të freskëta pule, bëhet fjalë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat