Votohet përbërja e re e Komisioni Anti-korrupsion në Maqedoni

Maqedonia

Votohet përbërja e re e Komisioni Anti-korrupsion në Maqedoni

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Me 97 vota “për” deputetët në seancën e sotme votuan vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në përbërjen e re të këtij komisioni janë Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasova Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski.

Për kryetar të Komisionit në Komisionin Anti-korrupsion u paraqitën 41 kandidatë të cilët u intervistuan nga Komisioni më 23, 24 dhe 25 nëntor.

Ndryshe, përbërja e re e Komisionit Anti-korrupsion pritet të fillojë të funksionojë më 8 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat