Ramadani: RMV ka çmimin më të ulët të naftës se Kosova dhe Shqipëria

Maqedonia

Ramadani: RMV ka çmimin më të ulët të naftës se Kosova dhe Shqipëria

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:05
Kushtrim Ramadani

Edhe pse vazhdimisht ka pasur ulje dhe ngritje të çmimit të karburanteve në vendit tonë, përsëri duhet se në Shqipëri çmimi vijon që të jetë më i lartë sesa në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë.

Në bursa ka pasur ulje të çmimeve, por sipas ekonomistëve kjo gjë nuk është reflektuar në tregun shqiptar.

Kushtrim Ramadani, zv kryetar i Entit Rregullator të Energjisë në Maqedoninë e Veriut tha se në RMV çmimi i naftës dhe benzinës rregullohet në bazë të ligjeve të energjetikës dhe aktualisht ka çmimin më të lirë të hidrokarbureve se Shqipëria dhe Kosova

“Në RMV në vit importohen mbi 1 mld litra naftë. Gjendja e çmimit të karburanteve në RMV aktualisht është e qëndrueshme. Ka pasur tronditje në 2022 pas nisjes së luftës së Ukrainës, tan çmimet janë në nivelin e para luftës. Në RMV çmimi i karburanteve është i rregulluar në bazë të ligjeve të energjetikës, kështu që ERE çdo javë cakton çmimin aktual të karburanteve. Aktualisht tek ne çmimi i benzinës është 124 lekë dhe i naftës 122 lekë, edhe në krahasim me Kosovën është pak i lirë çmimi”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat