Prokuroria kërkon shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Talir 2”, rasti të kthehet në rivendim

Maqedonia

Prokuroria kërkon shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Talir 2”, rasti të kthehet në rivendim

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Rasti “Talir 2”, për të cilin ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i partisë Kiril Bozhinovski u dënuan në shkallë të parë për ndërtimin e selisë së partisë politike OBRM-PDUKM në Shkup, me siguri do të kthehet që nga fillimi.

Dje në seancën publike para Gjykatës së Apelit në Shkup për rastin “Talir 2”, prokurori i lartë publik sugjeroi që aktgjykimi i shkallës së parë të shfuqizohet , ndërsa lënda të kthehet në rivendim, si dhe të merren parasysh ndryshimet në Kodin Penal.

Avokati mbrojtës Elenko Milanov, pas seancës së ankesës, përmes një deklarate për media ka treguar se vjetërsimi absolut i rastit me ndryshimet e KP-së ka ndodhur në janar të këtij viti, por edhe tani rasti i keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nuk përfshihet në ndryshimet.

“Mendoj se në këtë rast konkret një konfiskim i tillë nuk mund të ekzistojë më. Nuk mendoj se mund të ekzistojë ndonjëherë, por tani edhe më shumë. Nuk e di nëse ky aktgjykim duhet të shfuqizohet apo zbatimi i Kodit të ri Penal duhet të çojë në konstatimin e vjetërsimit të plotë të ndjekjes penale”, tha Millanov

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat