Bujar Osmani paralajmëron linjë direkte ajrore Shkup – New York

Maqedonia

Bujar Osmani paralajmëron linjë direkte ajrore Shkup – New York

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri të ditur se në kuadër të Dialogut Strategjik RMV – SHBA, po punohet për thellimin e bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve.

Ministri Osmani theksoi se gjithashtu po punohet në krijimin e një linje direkte ajrore Shkup – New York.

“Në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, në fushën “Tregtia dhe investimet” po punohet në: Organizimin e një Forumi të madh biznesi ndërmjet dy vendeve, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj nga SHBA dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Krijimin e linjës direkte ajrore Shkup – Nju Jork, e cila do të rezultojë në afrimin e mëtejshëm të vendeve, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit”, u shpreh Osmani.

Kujtojmë se disa ditë më herët, ministri Osmani u shpreh se në kuadër të Dialogut Strategjik RMV – SHBA, një ndër fushat është edhe heqja e regjimit të vizave nga SHBA për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat