Mickoski: Pres 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme

Maqedonia

Mickoski: Pres 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për “Republika” u shpreson se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partia e tij do të fitojë 61 deputetë.

“Në zgjedhjet e ardhshme pres që BDI të befasohen nga numri i votave të fituara. Kjo kryesi e BDI-së është e përfshirë shumë seriozisht në krim. Opsioni ynë është t’i jepet mundësi opozitës shqiptare. BDI-ja duhet që një kohë të kalojë në opozitë, të freskohet me ide të reja”, u shpreh Mickoski.

Ai theksoi se do të jetë bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë jam i lindur dhe rritur në Shkup, jetoj në Komunën e Karposhit që është pjesë e njësisë zgjedhore 1 dhe është e logjikshme që të udhëheq me këtë listë”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat