Jeton Shaqiri: Disa shkolla i kanë marrë tekstet shkollore por ende nuk i kanë dorëzuar tek nxënësit

Maqedonia

Jeton Shaqiri: Disa shkolla i kanë marrë tekstet shkollore por ende nuk i kanë dorëzuar tek nxënësit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 15:07
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka folur sot para gazetarëve për vonesën e një pjese të teksteve këtë vit, duke krahasuar se për dallim nga viti i kaluar, tani bëhet fjalë vetëm për tekstet për klasën e gjashtë.

Ai tha se sipas informacioneve që ai ka, thotë se tekstet shkollore janë dorëzuar në një pjesë të madhe të shkollave fillore në qytetin e Shkupit dhe disa qytete tjera, ndërsa për ato ku nuk janë dorëzuar do të kërkojë analizë nga shërbimet se sa shkolla janë në pyetje.

“Proceduarat për testet në shkencat natyrore, matematikë dhe në gjuhën maqedonase janë përfunduar dhe duhet të dorëzohen në shkollat fillore. Prandaj diskutimi tani është vetëm për klasën e gjashtë dhe do të kërkoj analizë se për sa shkolla bëhet fjalë në rajon”, tha Shaqiri.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Arsimit, ka shkolla që i kanë marrë taktet e librave, por ende për disa arsye nuk i kanë dorëzuar tek fëmijët, tha ministri.

I pyetur nëse dikush do të marrë përgjegjësi për vonesën, Shaqiri tha se nga ky vit ka një drejtor të ri në Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe vlen të theksohet se nuk ka pasur vonesa me certifikatat, kurse programet e klasës së tretë janë dorëzuar në kohë. Sa i përket klasës së shtatë, ku nga ky vit po punojnë sipas një programi të ri arsimor, Shaqiri ka dhënë afat që procedura të përfundojë deri në fund të nëntorit. Nëse programet nuk arrijnë deri atëherë, ministri tha se do të kërkojë përgjegjësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat