Shaqiri për protestat kundër paraleles shqipe në Idrizovë: Nuk cenohet asnjë e drejtë e tyre kushtetuese

Maqedonia

Shaqiri për protestat kundër paraleles shqipe në Idrizovë: Nuk cenohet asnjë e drejtë e tyre kushtetuese

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:31
Jeton Shaqiri

Disa prindër maqedonas sot pritet të protestojnë kundër hapjes së paraleles shqipe në shkollën fillore “Njegosh”.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se kryetari i komunës së Gazi Babës duhet të iu shpjegojë të njëjtëve se nuk cenohet e drejta kushtetuese e tyre, nëse i mundësohet një etnie tjetër mësimi në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë.

“Për këtë të drejtë kushtetuese që kërkohet, që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, nuk cenohet asnjë e drejtë e gjithë secilit tjetër”, tha mes tjerash Shaqiri.

Ndryshe, nxënësit shqiptarë në sh.f. “Njegosh” janë të detyruar që mësimin pas klasës së VI ta ndjekin në shkolla tjera, prindërit kërkojnë që të hapet paralele, në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe edhe pas klasës së VI. Ministri Shaqiri thotë se do të financojnë ndërtimin e hapësirave shtesë, deri në zgjidhjen përfundimtare për ndërtimin e një shkolle të re për nxënësit shqiptarë nga rajoni i Idrizovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat