PLD: Na duhet një sistem funksional që do ti mbroj gratë nga dhuna

Maqedonia

PLD: Na duhet një sistem funksional që do ti mbroj gratë nga dhuna

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:13
PLD

Gjatë vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,074 gra viktima që janë bërë pjesë e dhunës familjare, edhe përkundër fushatave dhe masave të ndryshme ndërgjegjësuese dhe paralajmëruese, reagojnë nga forumi i grave nga Partia Liberale Demokratike(PLD).

“Dënojmë ngadalësinë e reagimeve të institucioneve dhe mosfunksionimin e tyre dhe apelojmë që të marrin masa të menjëhershme për ndriçimin e ngjarjes tragjike në Koçan.

Është e nevojshme më shumë ndihmë sociale dhe reforma për mbrojtje më të mirë të grave nga këto ngjarje të tmerrshme.

Ajo që më tremb është fakti se kërcënimet disa herë kanë qenë të paraqitur në polici dhe në prokurorinë publike në Koçan nga ku gratë kërkojnë mbrojtje”, shtojnë nga forumi i grave të PLD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat