Përdhunoi një 81-vjeçare në Strumicë, arrestohet 25-vjeçari

Maqedonia

Përdhunoi një 81-vjeçare në Strumicë, arrestohet 25-vjeçari

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Një grua 81-vjeçare nga Strumica është sulmuar dhe dhunuar. Akti i rëndë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e të moshuarës.

Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 03:30 teksa ajo ishte duke fjetur, sulmuesi ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka kryer aktin e përdhunimit me dhunë. Në këtë rast dyshohet një person 25 vjeçar nga fshati Kosevicë i Komunës së Kamenicës. Personi tashmë është ndaluar dhe ndaj tij ka nisur procedimi.

“Më 13 shtator, në ora 22:30 në një fshat të Strumicës, zyrtarë policorë nga reparti policor Novosellë kanë arrestuar A.V.25 nga fshati Kosevicë, Komuna e Kamenicës. Ai dyshohet se ka përdhunuar një grua 81-vjeçare nga Strumica. Personi është ndaluar në stacionin policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal. Ai do të sillet para gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Strumicës”, thotë Aleksandra Trajanov, zëdhënëse e SPB Strumicë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga prokuroria e Strumicës, nga ku kanë bërë të ditur se tashmë po punohet për zbardhjen e tij. Nga ana e tyre është kërkuar edhe masa e paraburgimit për të dyshuarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat