Pendarovski: Të mos humbasim kohën e të rinjve dhe të mos e humbim këtë shans për integrim në BE

Maqedonia

Pendarovski: Të mos humbasim kohën e të rinjve dhe të mos e humbim këtë shans për integrim në BE

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 10:01
Presidenti Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës uroi qytetarët duke i kujtuar se të rinjtë janë kyç për çdo lloj transformimi shoqëror, nga kryengritjet popullore dhe revolucionet deri në krijimin e politikave dhe zbatimin e reformave.

“Të shtyrë nga idetë progresive të lirisë politike dhe drejtësisë sociale, të rinjtë ishin shtytësit e vërtetë të të dy Ilindenëve. Rinia ishte e para që u ngrit në luftë kundër fashizmit dhe u bë bërthama më luftarake e ushtrisë popullore. Vetë ASNOM-i ishte mbi të gjitha një mbledhje e të rinjve. Sot kemi shtet të lirë të Maqedonisë falë të rinjve nga brezi i Ilindennit dhe antifashist”, u shpreh Pendarovski.

Sipas presidentit Pendarovski, Por për të motivuar të rinjtë që të qëndrojnë dhe të përfshihen në ndërtimin e një Maqedonie evropiane, ne duhet të përdorim reformat evropiane për ta ndërtuar vendin tonë si një republikë të drejtë dhe progresive në të cilën qytetarët e Maqedonisë do të kenë një jetë të denjë, arsim të mirë, shëndetësi cilësore, sistem efikas ligjore që do të zhdukë krimin, korrupsionin dhe nepotizmin.

“Është integrimi evropian ai që do të na ndihmojë të realizojmë këtë interes jetik kombëtar. Prandaj, ne duhet t’i kapërcejmë pa vonesë mosmarrëveshjet tona, të bashkohemi rreth fillimit të menjëhershëm të negociatave dhe të mos humbim kohën e të rinjve. Sepse nëse e humbim këtë shans do ta humbim pjesën vitale të shoqërisë maqedonase, thotë në urim presidenti Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat