Në rrjedhë është pagesa e pensioneve për muajin korrik në Maqedoni

Maqedonia

Në rrjedhë është pagesa e pensioneve për muajin korrik në Maqedoni

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot fillon pagesa etapore e pensioneve për muajin korrik. Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionim të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në dy grupe, sipas vlerës së pensionit.

“Për pensione me vlerë deri 14.000 denarë, pagesa bëhet sot, ndërsa për pensione mbi 14.001 denarë pagesa bëhet nesër”, informojnë nga Ministria.

Pensionerët të cilët përdorin kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë që sot.

Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesa në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat