Osmani: Analiza e Brukselit tregon se Maqedonia e Veriut është 25 kapituj para Serbisë dhe Malit të Zi

Maqedonia

Osmani: Analiza e Brukselit tregon se Maqedonia e Veriut është 25 kapituj para Serbisë dhe Malit të Zi

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:16
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga Vilnius i Lituanisë tha se sipas raporteve të fundit të BE-së, Maqedonia e Veriut është 20 deri në 25 kapituj para Malit të Zi dhe Serbisë, vende që negociojnë për anëtarësim në BE për periudhë më të gjatë.

“Ne jemi vendi me stazh më të madh në rajon në lidhje me procesin europian, ja tani kishte një analizë në Bruksel ku diku 20 deri 25 kapituj, në këtë skrining të fundit, ne jemi para Malit të Zi dhe Serbisë, vende që negociojnë me dhjetëra vite.

Do të thotë ne jemi me të vërtet të përgatitur.

 Kjo përgatitje është mesazh edhe për Brukselin, megjithatë nënkupton që jetojmë në kushte më europiane, pasi që Europa konstaton se i plotësojmë ata kritere”, tha Osmani për “TV21”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat