Mirakovski: Ndërkombëtarizimi i universiteteve është e ardhmja e arsimit

Maqedonia

Mirakovski: Ndërkombëtarizimi i universiteteve është e ardhmja e arsimit

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:38
Dejan Mirakovski

Ndërkombëtarizimi i universiteteve është ndoshta e ardhmja e arsimit. Sa më shpejt të vendosemн programet e studimit në gjuhën angleze në të gjitha fakultetet, aq më shpejt do të zgjidhet problemi i daljes së maturantëve për të studiuar jashtë vendit, të cilët po largohen për në Slloveni, Bullgari dhe vende të tjera, shprehet në një intervistën për MIA-n rektori i Universitetit “Goce Delçev” – Shtip, Dejan Mirakovski.

Ai ka nënvizuar se këto janë tendencat e globalizimit. “Jam i bindur se ky proces do të jetë edhe më intensiv. Kjo është interesante jo vetëm për studentët e huaj, por edhe për studentët tanë”, shprehet Mirakovski.

Që nga viti i kaluar, ky Universitet tashmë ka disa programe të akredituara në gjuhën angleze, e pothuajse të gjitha fakultetet janë duke punuar në programe të reja studimore në gjuhën angleze.

Universiteti “Goce Dellçev” është ndër të parët në vend, i cili që nga fillimi e kapi hapin me digjitalizimin. Ka vendosur e-Index, e-bibliotekë dhe platforma të ndryshme që ndihmojnë studentët dhe mësimdhënësit. “Gjithashtu kemi bibliotekë elektronike, në të cilën studentët tanë mund të shkarkojnë materialet mësimore falas. Tani në atë bibliotekë elektronike, e cila mbulon plotësisht të gjitha fushat e studimit në Universitet, kemi festuar pothuajse 1,000 tituj me materiale përkatëse mësimore”, shprehet Mirakovski.

Në këtë intervistë, Mirakovski foli edhe për nevojën e stafit në Fakultetin Natyror Teknik, si dhe për planet që i ka për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë. Si ekspert për ndotjen e ajrit, ai zbulon se hulumtimi për ndotjen e ajrit ka filluar edhe në qytetet Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Gostivar dhe Strugë. “Hulumtimet kanë nisur këtë pranverë. Ato do të zgjasin deri në mes të vitit të ardhshëm. Rezultatet e para deri në fund të vitit të ardhshëm. Këtu është interesante që ne kemi përfshirë një komponent tjetër, i cili është ndoshta më problematik për cilësinë e jetës dhe më kërcënues për shëndetin e njeriut. Kjo është cilësia e ajrit në hapësira të brendshme. Ne jemi të fokusuar në shkolla dhe kopshte. Le të shohim cilësinë në dhomat ku fëmijët tanë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat