LSDM: Kopshti Zoologjik humbi mundësinë për t’u bërë evropian, kjo është meritë e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Kopshti Zoologjik humbi mundësinë për t’u bërë evropian, kjo është meritë e OBRM-PDUKM-së

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 09:44
LSDM

LSDM akuzon OBRM-PDUKM se pasi ka marr pushtetin lokal në Qytetin e Shkupit, po fundos kryeqytetin në çdo fushë.

“Në vend që Shkupi të zhvillohet me OBRM-PDUKM -në po regresohet. Skandali i fundit në Shkup ka të bëjë me Kopshtin Zoologjik.

Në kohën e LSDM-së, Kopshti Zoologjik në Shkup pati një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe u menaxhua me sukses.

Me OBRM-PDUKM , në vend të zhvillimit, Kopshti Zoologjik po përballet me një sërë problemesh dhe ka humbur statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin Evropian të Kopshteve Zoologjike.

Arsyeja është mospërmbushja e kontratave dhe projektet e parealizuara. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit lokal më të paaftë të OBRM-PDUKM -së në Shkup”, akuzojnë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat