Presidenti i RMV-së nuk do të mund t’i falë politikanët

Maqedonia

Presidenti i RMV-së nuk do të mund t’i falë politikanët

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:12
Boban Misosksi

Të hiqet abolimi, dhe falje të ketë vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, respektivisht presidenti i shtetit të mund të falë vetëm persona që tashmë janë të dënuar, por jo edhe ata që i nënshtrohen ndjekjes penale. Kjo ishte temë debati lidhur me Propozim-Ligjin për Falje, të cilin e organizoi Ministra e Drejtësisë. Kryetari i Grupit Punues, Boban Misosksi, tha se me ndryshimet ligjore për falje, nga ana e presidentit përveç të dënuarit, kërkes për falje mund të bëjnë edhe të afërmit e të dënuarve.

“Risia që e gjetëm në këtë ligj apo inicimi për procedurën e faljes është me kërkesë të të dënuarit, domethënë nuk ka falje në bazë të detyrës zyrtare, por në bazë të lutjes që bënë i dënuari, që është e drejt personale e të dënuarit, dhe duhet të mbetet e tillë. Por e zgjeruam pak, që përveç të dënuarit, lutje për falje të mund të kërkojnë edhe të afërmit e tij”, tha Boban Misoski, kryetar i Grupit punues.

Nga Ministra e Drejtësisë, thonë se duke pasur parasysh praktikën e deritanishme të zbatimit të ligjit për falje, grupi punues qëndron pas zgjedhjes, sipas së cilës presidenti mund të falë vetëm persona të cilët e kanë të shqiptuar dënimin, dhe të mos falë persona që janë ende në ndjekje penale apo në procedurë gjyqësore.

“Risi e rëndësishme janë edhe zgjidhjet me të cilat në detaje është përpunuar procedura e faljes. Të parapara janë afatet e shkurtra për veprim për secilin nga institucionet, të cilat janë të përfshira në procedurën e faljes. Në atë kontekst janë edhe dispozitat që parashikojnë përgjegjësinë penale të personave që veprojnë në rastet”, thonë nga Ministia e Drejtësisë.

Ndryshe, ligji për amnisti ka pësuar disa ndryshime viteve të fundit, të cilat në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme kanë shkaktuar polemika të shumta. Ato kulmuan në prill të vitit 2016, kur presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, mori vendimin për faljen e më shumë se 50 personave të përfshirë në rastet e atëhershme të Prokurorisë Speciale Publike. Vendim ky që më pas shaktoi protesta masive në opinion, si dhe polemika nga fusha e ekspertëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat