Një familje në Maqedoni i duhen 50 mijë denarë për shportën minimale

Maqedonia

Një familje në Maqedoni i duhen 50 mijë denarë për shportën minimale

Më: 7 prill 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Shpenzimet minimale për një familje në mars ishin 50.070 denarë (813 euro), tregojnë të dhënat e shportës sindikale të konsumatorëve që e përpilon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Sipas përllogaritjeve të sindikatës, 19.263 denarë (312 euro) duheshin për ushqim, 13.417 denarë (217 euro) për shpenzimet e tjera mujore.

Për transport duheshin 3.679 denarë (59 euro), ndërsa për mjete higjienike 3.186 denarë (51 euro).

Ndërkohë ESHS sot njoftoi se shpenzimet e jetesës dhe çmimet me pakicë në mars janë zvogëluar për 0,1 për qind në krahasim me shkurtin

Ulje të indeksit të shpenzimeve të jetesës ka tek buka dhe drithërat për 4,7 për qind, qumështi për 4,6 për qind, vaji dhe gjalpi për 2,4 për qind, djathi dhe gjiza për 2,2 për qind, frutat e freskëta dhe të ngrira për 1,2 për qind, peshqit dhe frutat e detit për 0,8 për qind dhe vezët për 0,2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat