Djali i tij do të jetë prokuror, Xhaferi: Edhe fëmijët e mi gëzojnë të drejta si gjithë të tjerët

Maqedonia

Djali i tij do të jetë prokuror, Xhaferi: Edhe fëmijët e mi gëzojnë të drejta si gjithë të tjerët

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 11:43
Talat Xhaferi

Ende pa u zbardhur se si Barlet Xhaferi, i biri i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, kishte arritur të “hyjë” në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik, ai u gjend në listën e publikuar dje si një ndër prokurorët e ardhshëm të vendit.

Për këtë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot tha se edhe djali i tij gëzon të drejtat si gjithë qytetarët e tjerë.

”Kur bëhet fjalë për antarë të familjeve të funksionarëve senzacioni është shumë më i lartë. Po antikorrupsioni ka pasur lëndë nga 2011 e këtej por në fund të vitit 2022 antikorrupsioni ka ndëprerë atë proces dhe konkluza është se nuk mund të verifikohet keqpërdorim nga ana e djalit tim a çështjet e lëshimeve institucionale nuk është përgjegjësi e djalit tim. Në fund të fundit si çdo fëmijë tjetër edhe djali im gëzon të drejtat si gjithë tjerët në këtë shtet”, deklaroi Talat Xhaferi.

Më herët, kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit kishte deklaruar se ekziston mundësi ligjore që djalit të Xhaferit, t’i merret certifikata e provimit të Jurisprudencës por pas përfundimit të hetimeve, megjithatë, këto deklarata nuk kishin ndikuar deri te Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik që të stopojë përkohësisht shkollimin e tij apo të mos i mundësojë diplomimin pa u zbardhur deri në fund rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat