Maqedonia

Ivon: Marrėveshja e Ohrit dokument qė vazhdon tė realizohet

Bota Sot | 21.10.2012 15:54
Ivon: Marrëveshja e Ohrit dokument që vazhdon të realizohet

Rekomandimi pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim nė BE pėr tė katėrtėn herė nė raportin e progresit, nuk ėshtė reagim ndaj situatės sė pėrkeqėsuar tė marrėdhėnieve ndėretnike nė Maqedoni por pėrkundrazi paraqet inkurajim pėr pėrforcimin dhe pėrmirėsimin e tyre. Kėshtu ka theksuar ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Shkup Kristofer Ivon nė intervistėn javore dhėnė Radios Evropa e Lirė. Ai vlerėson se marrėdhėniet ndėretnike dhe procesi euro-integrues janė ēėshtje qė lidhen njėra me tjetrėn. “Nuk jam I sigurt se kjo ėshtė arsyeja. Kur lexova strategjinė e zgjerimit kuptova se nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta. Nėse shihni se ēfarė tha komisari, mendoj se lėvizja e procesit tė zgjerimit nė fazėn e ardhshme do tė ndihmojė qė tė pėrforcohen marrėdhėniet ndėretnike. Ky nuk ėshtė reagim ndaj situatės nė Maqedoni. Ėshtė njė lloj inkurajimi qė tė pėrforcohen dhe pėrmirėsohen marrėdhėniet ndėretnike. Nė fund tė fundit Marrėveshja e Ohrit pėr shembull ėshtė pjesė e dialogut nė nivel tė lartė dhe mund tė shihni se si ato dy ēėshtje shkojnė njėra me tjetrėn”, deklaroi Kristofer Ivon, ambasador i Britanisė sė Madhe. Duke komentuar incidentet e vazhdueshme mes bashkėsive etnike, ambasadori britanik thekson se akoma nevojitet kohė pėr ndėrtimin e besimit ndėretnik. “Mendoj se Marrėveshja e Ohrit ėshtė dokument i gjallė i cili tregon se procesi vazhdon... Mendoj se nė 11 vitet e kaluara nga viti 2001 ai udhėtim vazhdon dhe ėshtė vėshtirė tė thuhet nėse ai projekt ndonjėherė do tė pėrfundojė. Mendoj se nuk ėshtė lehtė pasi njerėzit janė tė ndjeshėm. Kur flas me ta, ata kanė ndjenja tė ndryshme dhe janė tepėr tė ndjeshėm pėr ngjarjet e vitit 2001. Por ėshtė e qartė se ka qetėsi pas 2001. Ka pėrparim tė madh nė sfera tė ndryshme siē ėshtė pėr shembull decentralizmi”, tha Kristofer Ivon, ambasador i Britanisė sė Madhe. Ambasadori britanik Kristofer Ivon thekson se raporti i progresit i KE pėr Maqedoninė ėshtė inkurajues ngase nė tė theksohen pėrparėsi nė shumė sfera por dhe rekomandime nė disa tė tjera. “Nėse ka sfera ku Britania e Madhe mund tė ndihmojė, do tė kemi kėnaqėsinė nėse i ndajmė pėrvojat tona me ju”, ka theksuar ambasadori britanik nė Shkup Kristofer Ivon.

Komentet

Komente (0) | Kthehu