“Zhduket” Ali Ahmeti, njollosen “Ditët e Naimit”

Maqedonia

“Zhduket” Ali Ahmeti, njollosen “Ditët e Naimit”

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 21:55

Një natë më parë, në hapjen solemne të manifestimit “Ditët e Naimit”, në hollin e Pallatit të Kulturës në Tetovë, ku ishin të vendosura 100 pikturat e piktorit Miftar Mehmeti e që simbolizojnë 100 vjetorin e pavarësisë, janë vjedhur dy piktura: portreti i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe piktura e demonstratave të Kosovës, bëjnë të ditur burime të policisë së Tetovës.Sipas Marjan Josifoskit, zëdhënës i policisë tetovare, rasti ka ndodhur mes orës 20-21, derisa lartë në sallën e madhe të Pallatit zhvillohej festivali i poezisë, ndërsa vlera e pikturave të vjedhura konsiderohet diku afër 500 euro.

“Shumë shpejt duhet të udhëtojë për në Kosovë dhe sinqerisht nuk kam kohë të merrem me ripërsëritjen e pikturës, sidomos pikturës së demonstratave të Kosovës, që është shumë e komplikuar”, ka deklaruar piktori Miftar Mehmeti, menjëherë pas bërjes publike të këtij akti. Mehmeti ka adresuar në drejtim të hajnave një lutje që t’i kthehen dy pikturat e vjedhura, por se a do të ndodhë kjo është vështirë të besohet.

“Vjedhja e dy pikturave në Pallatin e Kulturës në Tetovë është marrë seriozisht edhe nga policia e cila po punon në gjetjen e autorëve”, tha zëdhënësi i Policisë së Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat