Maqedonia

USHT i shpėrblen studentėt e suksesshėm

Bota Sot | 17.10.2012 19:01
USHT i shpėrblen studentėt e suksesshėm

Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 17.10.2012 (e mėrkurė), solli disa vendime qė kanė tė bėjnė me shpėrblimin e studentėve tė suksesshėm.

Rektori i USHT-sė, Prof. dr. Vullnet Ameti, nė konferencėn e sotme pėr shtyp i prezantoi para opinionit vendimet e sotme tė Senatit, organit mė tė lartė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, tė cilat ishin propozime tė vetė Rektorit, Prof. dr. Vullnet Ametit dhe qė kanė tė bėjnė me shpėrblimin apo stimulimin e studentėve mė tė suksesshėm.

“Nė mbledhjen e sotme tė Senatit, organit mė tė lartė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, i paraqita kėto propozim-vendime:

USHT i shpėrblen studentėt e suksesshėm

1. Studentėt e studimeve deridiplomike, me mesatare tė suksesit gjatė studimeve 9.5 e mė lartė, do tė lirohen nga pagesa e participimit, respektivisht pagesa e semestrave;

2. Studentėt e studimeve deridiplomike me mesatare tė suksesit gjatė studimeve 9.8 e mė lartė, qė i kanė kryer studimet, mund t’i regjistrojnė studimet e ciklit tė dytė pa pagesė;

3. Studentėve tė studimeve deridiplomike, me mesatare 10.00, Universiteti Shtetėror i Tetovės do t’u ndajė bursa studimi jashtė shtetit dhe nė tė ardhmen do t’u mundėsojė tė jenė pjesė e stafit akademik tė Universitetit.

Pas shqyrtimit tė propozim-vendimeve tė lartpėrmendura dhe pas analizės sė procedurave dhe aspekteve financiare, Senati i Universitetit duke pasur parasysh interesin e kėsaj kategorie tė suksesshme tė studentėve, i miratoi njėzėri kėto propozime qė janė tė funksion tė motivimit pėr punė kėrkimore-shkencore”, tha nė takimin e sotėm me gazetarėt, rektori i USHT-sė, Prof. dr. Vullnet Ameti.

USHT i shpėrblen studentėt e suksesshėm

Ai, me kėtė rast falėnderoi senatorėt pėr vlerėsimet dhe gatishmėrinė e tyre pėr t’i shpėrblyer tė gjithė ata studentė qė me angazhimin e tyre kanė arritur suksese tė larta nė studimet universitare, duke theksuar edhe faktin se USHT, edhe nė tė ardhmen do tė shqyrtojė mundėsitė e ndryshme dhe tė cilat janė nė pėrputhje me Statutin dhe Rregulloren e punės tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, me qėllim qė t’iu ndihmohet, por edhe tė shpėrblehen studentėt e suksesshėm tė kėtij institucioni tė arsimit tė lartė.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus