Maqedonia

Rikthimi i vizave, alarmohen institucionet

Bota Sot | 17.10.2012 11:51
Rikthimi i vizave, alarmohen institucionet

Drejtuesit e institucioneve thonė se janė duke shqyrtuar seriozisht informacionet qė vijnė nga disa shtete anėtare tė BE-sė, tė cilėt, kanė ngritur shqetėsimet lidhur me fluksin nė rritje tė personave qė kėrkojnė azil nė shtetet e tyre duke keqpėrdorur liberalizimin e regjimit tė vizave.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme Ivo Kotevski tha se janė ndėrmarrė tė gjitha masat nga ana e MPB-sė pėr tė mos lejuar qė persona tė caktuar tė rrezikojnė tė tjerėt qė tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e BE-sė.

Sipas tė dhėnave tė deritanishme nga pikat e kalimit kufitar gjatė nėntė muajve tė fundit janė kthyer 6 mijė e 500 persona qė besohet tė kenė tentuar tė largohen nga vendi pėr tė kėrkuar azil nė ndonjė vend tė BE-sė.

Duke komentuar mundėsinė e rikthimit tė vizave, Bekim Kadriu, profesor i sė drejtės ndėrkombėtare, nuk beson se njė gjė e tillė mund tė ndodhė, pasi kjo sipas tij do tė ishte njė mesazh jo i mirė si pėr BE-sė ashtu edhe pėr Maqedoninė.

“Mendimi ėshtė se nuk do tė sillet nj vendim, pėr shkak se ai do tė ishte njė njė sinjal shumė i keq, jo vetėm pėr Maqedoninė por edhe pėr vet BE-nė, kėtė e argumentoj me faktin se rikthimi vizave do tė thotė se BE apo institucionet e BE-jė kur kanė sjellė vendimin pėr liberalizimin e vizave, sikur nuk kanė ditur se ēka bėjnė edhe pse zyrtarisht ata mund ta bėjnė njė gjė tė tillė, megjithatė unė mendoj se nuk do ta bėjnė sepse edhe pėr Maqedoninė do tė jetė moment shumė negativ do tė thotė kthim disa hapa nė rrugėn e integrimeve”, thotė Kadriu.

Fajin pėr gjendjen e krijuar lidhur me keqpėrdorimin e regjimit tė vizave, Sonja Stojadinoviq, po ashtu njohėse e zhvillimeve evropiane, ia hedh institucioneve tė Maqedonisė, tė cilat, siē shprehet ajo, shumė pak kanė bėrė nė marrjen e masave pėr tė penguar dukurinė e kėtillė.

“Ne duhet tė jemi real dhe tė themi se nuk jemi munduar shumė qė nėpėr pikat kufitare dhe aeroporte tė parandalojmė personat pėr tė cilėt ka pasur indikacione se shkojnė nė ndonjė vend pėr tė kėrkuar azil. Ka pasur raste kur familje tė tėra me bagazhe tė shumta kanė udhėtuar nė ndonjė vend tė BE-sė dhe me siguri se ata nuk kanė shkuar atje pėr vizitė apo nė ndonjė udhėtim zyrtar, thjesht ata kanė kaluar pa pengesa nga ana e institucioneve”, thotė Stojadinoviq.

Por, Bekim Kadriu thotė se institucionet nuk mund tė bėjnė edhe aq shumė, tė paktėn, jo tė parandalojnė qytetarėt qė tė lėvizin lirshėm.

Ato, sipas tij, mund tė ndėrmarrin masa vetėm ndaj agjencive tė ndryshme turistike dhe personave tė tjerė qė besohet se organizojnė grupe qytetarėsh qė tė kėrkojnė azil ekonomik qė si term nuk njihet nė shtetet e BE-sė.

“Mendimi im ėshtė se institucionet e Maqedonisė e kanė problem ta parandalojnė kėtė gjė sepse ngase vet regjimi i lirė mundėson qarkullim tė lirė. Tė vetmen gjė qė institucionet mund ta bėjnė pėr azilkėrkuesit ėshtė tė promovojnė , trajtojnė dhe njėkohėsisht tė edukojnė qytetarėt, se ēka do tė thotė qarkullimi i lirė i qytetarėve. Tė kuptojnė qytetarėt se statusi i tillė i azilantit ekonomik nė BE nuk ekziston”, shprehet Bekim Kadriu.

Ndryshe, ditė mė parė drejtori i drejtorisė pėr zgjerim tė Komisionit Evropian, Stefano Sannino, pas takimit nė Shkup me zyrtarė shtetėrorė dhe pėrfaqėsues tė partive politike ka pėrcjellė porosinė se regjimi pa viza mund do tė mbetet nėse nuk shkaktohen probleme mė tė mėdha dhe ērregullime nė BE.

Megjithatė, sipas Saninos nėse sistemi keqpėrdoret, ekziston rreziku qė tė veprohet ndryshe nga ana e BE-sė.

Komentet

Komente (0) | Kthehu