Xhaferri: Edhe KE-ja është kundër ligjit vetëm për ‘Branitellat’

Maqedonia

Xhaferri: Edhe KE-ja është kundër ligjit vetëm për ‘Branitellat’

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 19:55

Argumenteve të tija për mosmiratimin e ligjit për ‘Branitellat’, koordinatori i BDI-së Talat Xhaferri u ka shtuar edhe një, atë që theksohet edhe në Raportin e Komisionit Evropian (KE): “ se duhet të zhdëmtohen të gjithë të dëmtuarit gjatë konfliktit të 2001 pa mos theksuar njërën apo tjetrën palë’.

Xhaferri gjithashtu ka ritheksuar se propozim ligji është diskriminues dhe si i tillë nuk i trajton të gjithë qytetarët njëjtë, dhe për këtë arsye ky propozim ligj nuk duhet të kalojë, dhe subjekti që ai i takon do ti shfrytëzojë të gjitha mundësit institucionale, për të parandaluar procesin e miratimit të këtij propozim ligji.

“Edhe raporti i fundit për progres të RM-së për aderim në Bashkimin Evropian, në mënyrë të veçantë e theksoj çështjen e zgjidhjes së statusit të atyre që kanë pësuar në vitin 2001, pa dallim se cilës anë i takojnë, është një argument plus për të shfrytëzuar çdo mënyrë institucionale që propozim ligji në këtë formë siç është propozuar të mos kaloj.

Duke theksuar edhe njëherë se ne si BDI jemi të interesuar që kjo çështje të zgjidhet, por kjo çështje të zgjidhet në mënyrë komplementare për të gjithë ata që kanë pësuar në vitin 2001, ashtu siç sugjerohet edhe në raportin e fundit të KE-së, që kjo çështje duhet të zgjidhet për të gjithë qytetarët e RM-s që kanë pësuar në vitin 2001”, tha Talat Xhaferri, BDI.

Për dallim nga seanca e parafundit që u mbajt të mërkurën, ku në sallë kishte jo më shumë se tre presona dhe atë kryetarja e Komisionit në fjalë, njëri nga propozuesit e projekt ligjit dhe Talat Xhaferri në cilësinë e deputetit që ka fjalën, sot salla e Komisionit për punë dhe politikë sociale ishte e stërmbushur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat