Maqedonia

Shpresė pėr zgjidhjen e mospajtimeve me Shkupin?!

Bota Sot | 07.10.2012 18:30
Shpresë për zgjidhjen e mospajtimeve me Shkupin?!

Pėrveē shprehjes sė kėnaqėsisė nga ana e shefit tė diplomacisė, Nikolla Poposki, pėr, siē thuhet, pėrgjigjen e marrė lidhur me nismat e tij nė periudhėn e kaluar, deri mė tani institucionet e kėtushme nuk kanė dalė me njė qėndrim tė qartė ndaj memorandumit tė propozuar nga ana Greqisė.

Nė kėtė memorandum, pėrveē respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial, kėrkohet edhe gjetja e njė zgjidhjeje pėr ēėshtjen e emrit nė kuadėr tė siē thuhet, kornizės sė caktuar mė parė, njė emėr me pėrcaktim tė qartė gjeografik qė do tė bėjė dallim tė qartė mes territorit tė Maqedonisė dhe rajonit tė Maqedonisė nė Greqinė Veriore dhe qė ai tė jetė definitiv dhe pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm.

Nė ditarin diplomatik tė Ministrisė sė Jashtme, Poposki, ka shkruar se fqinjėt e mirė punojnė nė uljen e ndjenjės sė kėrcėnimeve, pėr respektimin e sovranitetit dhe integritetin territorial si dhe respektojnė plotėsisht obligimet e marra paraprakisht.

Nga ana tjetėr, duke komentuar memorandumin e palės greke qė ėshtė i pari i kėtij lloji qė nga paraqitja e kontestit tė emrit, 20 vjet mė parė, Stevo Penarovski, profesor universitar, thotė:

“Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė dėshmuar nga ana e Athinės se jeni ju ata qė nuk shfaqni interes pėr zgjidhjen e problemit dhe jo pala greke. Nė kėtė rast, mendoj se pala maqedonase do tė bėnte gabimin mė tė madh tė mundshėm nėse do tė mbetet pasive apo nėse do tė pėrgjigjet me refuzimin e propozimeve tė Greqisė”.

“Institucionet, fillimisht, duhet tė tregojnė se pėr asgjė deri mė tani nuk janė marrė vesh me palėn greke, pasi nė propozimin pėr memorandum thuhet se dy palėt duhet tė vazhdojnė bisedimet nė kuadėr tė kornizės sė arritur pėr parametrat bazė tė zgjidhjes sė kontestit. E them kėtė pasi ne nuk dimė se ekziston njė kornizė pėrveē asaj se duhet tė bisedohet”.

Penarovski shton se pala maqedonase, gjithashtu, nuk duhet tė pranojė pjesėn e memorandumit ku flitet pėr pranimin e njė emri pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm.

“Vendosja e pėrcaktimit ‘erga omnes’, pėr zgjidhjen e ardhshme, nuk duhet tė qėndrojė nė memorandumin, me tė cilin kėrkohet rinisja e procesit pėr emrin, e qė, sipas palės greke, duhet tė pėrmbajnė njė emėr me pėrcaktim gjeografik pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm, apo siē njihet ndryshe si ‘erga-omnes’”, sqaron Pendarovski.

Por, pavarėsisht kėsaj, Arsim Sinani, ligjėrues universitar dhe drejtues i Akademisė Diplomatike Shqiptare nė Maqedoni, thotė se memorandumi i propozuar nga pala greke, ėshtė njė nismė e mirė qė shpreh gatishmėrinė e palės greke pėr zgjidhjen e kontestit shumėvjeēar.

“Kjo ėshtė njė letėr qė hap raporte tė reja ndėrmjet dy vendeve dhe mendoj se kjo ėshtė njė parapėrgatitje pėr uljen e tensioneve dhe toneve nacionaliste, si nė Maqedoni, ashtu edhe nė Greqi, pėr tė ardhur deri te njė situatė, e cila do tė sillte njė zgjidhje tė pėrgjithshme, qė do ta mbyllte njėherė e pėrgjithmonė kėtė ēėshtje”.

“Kėshtu qė, mendoj se ėshtė njė moment i mirė, pasi kur ka turbulenca, mund tė ketė edhe momente qė do tė ishin tė mira pėr qytetarėt”, vlerėson Sinani, duke u ndalur edhe nė pozicionin e shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilat, sipas tij vazhdimisht kanė treguar konstruktivitetin e tyre pėr mbylljen e kėtij problemi qė ka bllokuar procesin integrues tė Maqedonisė.

Por, Sinani rikujton se bisedimet eventuale dhe arritja e ndonjė zgjidhjeje tė mundshme, nė asnjė mėnyrė nuk do tė ishte e pranueshme pėr shqiptarėt nėse do tė pėrmbante ndonjė prapashtesė sllave.

“Ne dėshirojmė zgjidhje tė problemit. I kemi dhėnė 21 vjet kohė faktorit politik maqedonas qė ta zgjidhė kėtė problem, por shqiptarėt nuk do tė rrinė anash dhe nuk do tė pranojnė ndonjė emėr, i cili, do t’i rrezikonte interesat e tyre, pėr shkak se ne jemi kėtu, jemi faktor i rėndėsishėm dhe ne dėshirojmė qė tė ketė njė zgjidhje, qė do tė ishte e pranueshme edhe pėr ne”, thekson Sinani.

Nisma e Athinės pėr nėnshkrimin e njė memorandumi ndėrmjet Greqisė dhe Maqedonisė, vjen vetėm disa ditė pas vizitės atje tė komisionarit pėr Zgjerim tė Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, dhe takimit nė New York tė ministrave tė Punėve tė Jashtme tė tė dy vendeve me sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban ki-Moon, dhe tė dėrguarin e tij pėr zgjidhjen e kontestit, Metju Nimic.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus