Minierat e Maqedonisë, Buçim dhe Borov Doll në proces të modernizimit mekanik

Maqedonia

Minierat e Maqedonisë, Buçim dhe Borov Doll në proces të modernizimit mekanik

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Nga 1 shtatori i këtij viti, minierat Buçim dhe Borov Doll do të ndërpresin procesin e prodhimit për një periudhë të caktuar gjatë së cilës është planifikuar të bëhet zëvendësimi i plotë i makinave punuese në minierën e Buçimit me pajisje të reja, të cilat janë projektuar dhe prodhuar nga Kompania me famë botërore Metso Outotec dhe të ndërtojë një termocentral fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike, i cili do të arrijë uljen e varësisë nga çmimi i energjisë elektrike në tregun e hapur.

Me këtë, siç informojnë nga kompania, miniera e Buçimit do të ketë pajisjet më të sofistikuara për përpunimin e xehes së bakrit dhe prodhimin e koncentratit të bakrit.

“Projekti i modernizimit ka filluar të zbatohet në shtator të vitit 2021, ndërsa dorëzimi i pajisjeve pritet në periudhën e ardhshme”, thotë kompania dhe thekson se kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik që nga janari i këtij viti.

Gjatë realizimit të këtyre dy investimeve kapitale, thonë se do të vazhdojnë me hulumtimet e vazhdueshme gjeologjike.

Gjatë pezullimit të përkohshëm të prodhimit, bëjnë me dije se punonjësit do të paguhen në përputhje me rregulloret ligjore, ndërsa një pjesë e punonjësve do të kujdesen për mirëmbajtjen aktuale të pajisjeve dhe gjatë aktiviteteve investive do të punësohen dhe ekip shtesë në varësi të nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat