Stuhia dhe breshëri dëmtuan çatitë dhe vreshtat në Lozovë, nesër do të formohet Komision për vlerësimin e dëmeve

Maqedonia

Stuhia dhe breshëri dëmtuan çatitë dhe vreshtat në Lozovë, nesër do të formohet Komision për vlerësimin e dëmeve

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Vreshtat pësuan dëmtime jashtëzakonisht të mëdha, e poashtu edhe të mbjellurat e tjera dhe serat, si dhe disa çati i demoloi era e fuqishme.

Kryetari i komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, thotë se stuhia dhe breshëri kanë goditur disa fshatra, por nuk mund të flas ende se sa do të kushtojë dëmi për riparim dhe rimbursim të banorëve të dëmtuar.

Ai paralajmëroi mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për nesër, në të cilën do të formohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve.

Për tre ditë kjo është stuhia e dytë e madhe në Lozovë.

Në të parën u dëmtua çatia e një shtëpie familjare në Saramzalino dhe rrugët u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat