Maqedoni: Alternativa do të vendosë nëse do të rritet shumica ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

Maqedoni: Alternativa do të vendosë nëse do të rritet shumica ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Deputeti Skender Rexhepi i partisë Alternativa deklaroi se nga dita e sotme ka dy sfida.

Sipas tij, të gjithë politikanët duhet të ulen dhe me konsensus të miratojnë buxhetin për vitin e ardhshëm dhe më pas të shkohet në zgjedhje parlamentare, ndërsa opsioni i dytë është të zgjerohet shumica. Rexhepi tha se organet partiake të partisë së tij do të vendosin se cilat opsione janë më të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët.

“Ne jemi parti politike që s’është e vetëdijshme për sfidat politike që vijnë. Dje nuk e di çfarë ndodhi, edhe pse duhej të rrëzohej qeveria. Ndodhi diçka jodemokratike dhe e papritur, por gjërat ishin ashtu siç ishin dhe dita e sotme në vend filloi me krizë politike”, tha Rexhepi.

Ai beson se vendimin që do ta marrin si parti do të jetë në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe më pas mund të flitet për interes partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat