Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Moti sot pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut gjatë mëngjesit, ndërsa nga mesdita në disa vende do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 9 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale nga 12 në 18 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë me shi dhe jostabil, ndërsa në pjesët malore të vendit do të ketë reshje të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat