Mas dhe Varheji biseduan për integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Maqedonia

Mas dhe Varheji biseduan për integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji në Tuiter kumtoi se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Ata kanë biseduar për procesin inkuadrues me Shkupin dhe Tiranën.

“Diskutim i mirë me MPJ-në, Hajko Mas sot. Kemi shkëmbyer mendime për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të shkuar përpara në procesin e zgjerimit në BE, përfshirë përmes hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë”, shkroi Varheji në Tuiter.

Varheji dhe Mas kanë biseduar edhe për mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë së Kovid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat