Konfiskohen rreth 100 kilogram marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”

Maqedonia

Konfiskohen rreth 100 kilogram marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Në Vendkalimin kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë policia gjatë kontrollit në automjetin transportues “MAN”, me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga një shtetas bullgar ka gjetur 102 paketime me marijuanë, të fshehura në një bunker të bërë special.

Nga MPB-ja sot informuan se nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armëve dhe substanca të rrezikshme nga liria u privua A.K.K. (48), nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëshimi i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”.

Droga e gjetur nga ana e ekipit mobil dhe Drejtoria Doganore iu dorëzua SPB Strumicë për procedurë të mëtejshme dhe personi u arrestua në stacionin policor dhe gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal .

Me këtë, thuhet në kumtesën e MPB-së, parandalohet edhe një përpjekje për transport ndërkombëtar të drogës, ndërsa veprimi i fundit i policisë tonë është edhe një dëshmi se lufta kundër krimit vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat